Meta 'merr përsipër' përballjen me Ramën: Shtojmë aksionin! Protestat e denoncimet e opozitës kanë dhënë rezultat

7 Qershor, 15:23

Ilir Meta i quajti rezultat të denoncimeve të opozitës hetimet e fundit të bujshme të SPAK në drejtim të zyrtarëve të lartë, duke paralajmëruar se, sipas tij, aksioni i protestave dhe denoncimeve do të intensifikohet. Ai akuzoi qeverinë se e ka kthyer vendin në narko-shtet për të cilin flasin edhe mediat ndërkombëtare.