Meta nga Korça: Demokracia pas 25 prillit më e mirë se ajo e para zgjedhjeve! Opozita të bëjë detyrën në Kuvend! Dekretimi i Qeverisë? Ma obligon Kushtetuta

17 Shtator 2021, 11:02 | Përditesimi i fundit: 2021-09-17 14:19:20

Nga Korça ku ka dekoruar katër të përndjekur politikë, simbole të rezistencës antikomuniste, Ilir Meta pati mesazhet e para politike pas konstituimit të institucioneve të reja në vend. 

Pas aktivitetit të zhvilluar në Korçë, Presidenti Meta në një prononcim për mediat ka shprehur se më në fund në vend sipas tij demokracia është në situatë më normale se sa periudha katastrofike sipas tij e para zgjedhjeve të 25 prillit.