Meta takon ambasadorët e BE-së dhe i paralajmëron: Zgjedhje nuk ka! Jam komandant i FA, do nxjerr ushtrinë

17 Qershor, 22:14

Mëngjesin e sotëm presidenti Ilir Meta është takuar me ambasadorët e Bashkimit Evropian të akredituar në Tiranë. Mësohet se në fokus të takimit kanë qenë diskutimet në lidhje me dekretin e dytë të tij që anulon zgjedhjet e 30 qershorit.

Takimi është mbajtur për rreth 2 orë në ambientet e Pallatit të Brigadave, ndërkohë që nuk ka qenë e ngarkuara me punë e SHBA-vë, Leyla Moses Ones.

Mësohet nga burime për Shqiptarja.com se presidenti i ka paralajmëruar kryediplomatët se nëse do të jetë e nevojshme do të nxjerrë edhe ushtrinë, duke i kujtuar se është komandant i Forcave të Armatosura.

Lidhur me kërkesën e një grupi deputetësh për ta shkarkuar, ai e cilëson grusht shteti duke thënë se do vazhdojë të bëjë thirrje që zgjedhjet mos zhvillohen. 

Mësohet nga burime nga pallati i brigadave se Presidenti i ka sqaruar ambasadorët e BE për dekretin, për zgjidhjen e situatës si duke këmbëngulur se anulimi i zgjedhjeve mbështetet në Kushtetutë dhe tashmë ka fuqi ligjore pasi është botuar në Fletoren Zyrtare. 

Nga ana tjetër, mazhoranca vijon fushatën elektorale, ndërsa kryeministri është shprehur i vendosur se zgjedhjet do të mbahen më 30 qershor. Po ashtu edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vijon punën për procesin zgjedhor, teksa e ka shpërfillur dekretin e Presidentit.

Më herët kreu i shtetit, në një deklaratë për mediat kur radhiti argumentet se përse firmosi këtë dekret, sulmoi ndërkombëtarët duke thënë se e kanë lexuar gabim kushtetutën shqiptarë nga përkthimet sipas tij jo të sakta. Ndërkombëtarët një zëri deri më tani kanë thënë se qytetarëve shqiptarë nuk duhet të moheohet e drejta për të zgjedhur.

Kategori të tjera