Gjykata e Posaçme kalo sot (8 nentor 2024) për gjykim dosjen “Metamorfoza” ku të pandehur janë biznesmeni i ndërtimit dhe i kazinove Pëllumb Gjoka dhe 6 të tjerë. Në bankën e të akuzuarve do të ulen dhe Astmer Bilali; Oltion Bistri - ish-shefi i Operacionales; Xhevahir Lita - ish-prokurori i Kukësit; Edmond Preka, shoferi i Pëllumb Gjokës, Behar Brajoviq dhe ish-zyrtari i policisë Ardrit Hasanbegajn.
Vendimi u mor nga gjyqtarja Elsa Ulliri, ndërsa çështja u kalua për gjykim pa debat nga palët. Pjesa më e madhe e të akuzuarve kanë kërkuar gjykim të shkurtuar, kërkesë e cila do shqyrtohet në seancën e radhës.
Avokatët e biznesmenit Pëllumb Gjoka kanë kundërshtuar në të gjitha seancat marrjen si provë të komunikimeve Sky Ecc, për te cilën i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese.Kushtetuesja do e marrë në shqyrtim në date 19 nëntor në orën 10.00.