Mete prezanton strategjinë e Menaxhimit të Financave Publike: Promovon transparencën, llogaridhënien! Ja 6 objektivat

3 Maj, 12:18

Ministria e Financave prezantoi sot Strategjinë e tretë të Menaxhimit të Financave Publike, një dokument bazë i cili është punuar së bashku me ekspertët e Bashkimit Europian dhe orienton politikat sa i përket reformave në menaxhimin e financave publike deri në vitin 2023.Në fjalën e tij, Ministri i Financave u shpreh se forcimi dhe konsolidimi i mëtejshëm i financave publike është një nga kërkesat themelore edhe sa i përket rrugëtimit të vendit drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.