'Mi ka sjellë vëllai nga Amerika'/ Nuk justifikoi 20 mijë dollarë, Vettingu 'djeg' Besim Shabanin

23 Tetor 2020, 09:40

Vettingu shkarkon Besim Shabanin, zv drejtorin për Sigurinë Fizike të PLSH-ve, të personaliteteve të larta shtetërore.

Gjatë senacës dëgjimore Shabanit i janë konstatuar probleme me pasurinë. Komisioni i Jashtëm të Vlerësimit kërkoi një dokument qe Shabani të justifikoje pasurinë prej 20 mijë dollarë që sipas tij ia ka sjellë nga vëllai nga Amerika.