‘Micro Credit’ i pezullohet licenca! Banka e Shqipërisë: Shkelje me kontratat e kredisë, s’mori masa për ndalimin e pastrimit të parasë

6 Mars, 16:01

Banka e Shqipërisë ka pezulluar për herë të dytë licencën e institucionit financiar jo bankë ‘Micro Credit Albania’, i cili nuk do të japë dhe as nuk do të ristrukturojë kredi deri në qershor të këtij viti. Banka e Shqipërisë sqaron se shkak për këtë pezullim të dytë janë bërë shkeljet në kontratat e kredisë me klientët, raportim jo real i të dhënave nga subjekti si dhe nuk janë marrë masa për të luftuar pastrimin e parave.