MIE pengon shitjen e energjisë diellore, nuk cakton çmimin! 1620 subjekte s’po shesin tepricën: Ministria ka 6 muaj që s’miraton aktet nënligjore

23 Tetor 2023, 17:10

Gjashtë muaj pasi miratoi ligjin për prodhimin e energjisë së rinovueshme, Ministria e Energjisë, ende nuk ka caktuar çmimin me të cilin bizneset do të sheshin tek OSHEE ose në rrjet, tepricat e energjisë diellore që prodhojnë për nevojat e tyre.