“Mik Festival, Inva Mula zbulon surprizat e 4 netëve, çon në Korçë miqtë e saj artistë nga Europa

23 Korrik 2021, 20:07

Festivali i Muzikës Internacionale mbrëmjen e të enjtes çeli siparin e netëve të aktivitetit kulturor, në teatrin “Andon Zako Çajupi” të Korçës. Në këtë edicion të katërt, do të vihen në skenë interpretime dhe muzikë e zgjedhur nga artistë vendas, por edhe të huaj.