‘Mik Festival’ ul siparin në Korçë! Tenori Gjergji Mani rikthehet pas 15 vitesh: Emocion! Inva Mula: Ndodhi magjia e madhe

31 Korrik 2023, 16:19

Pas 3 netëve maratonë ‘MIK Festival’, festivali i muzikës internacionale i cili bën bashkë muzikën klasike të artit botëror dhe artistët shqiptarë, uli siparin e edicionit të gjashtë në Korçë. Muzika klasike dhe ajo lirike shqiptare i shtoi ngjyra mbrëmjes së fundit të festivalit ku nuk mungoi interpretimi i tenorit të suksesshëm shqiptar në Rumani, Gjergj Mani.