'Mikrokreditë', sekuestrohen shoqëritë 'Micro Credit Albania' dhe 'Final'! Prokuroria: Krijuan skema mashtrimi për t'u zhvatur miliona euro qytetarëve

19 Korrik, 14:18

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar dy shoqëritë “Micro Credit Albania” dhe “Final” për skemën mashtruese me kreditë që zhvatën qytetarët. Sipas hetimeve të Prokurorisë, ka rezultuar se shoqëritë tregtare MCA dhe Final, në bashkëpunim me shoqërinë ADCA dhe me disa shoqëri të tjera përmbarimore, kanë krijuar një skemë mashtruese me qëllim vjedhjen dhe zhvatjen e qytetarëve që aktualisht përllogaritet në miliona Euro

    No videos found.