Olimpiada Dimërore 'Milano Cortina 2026' ka nxjerrë në pah shumë talente në disiplina të ndryshme. Një ndër ta është edhe patinatori i SHBA-së, 21-vjeçari Ilia Malinin. Të dielën ai fitoi medajen e artë në garën ekipore në patinazhin artistik, teksa sot do zbresë në pistë në patinazhin e lirë për meshkuj, ku futet dukshëm më i avantazhuar se japonezi Yuma Kagiyama.
Pavarësisht moshës së tij të re, Malinin ka pohuar tashmë dominimin në patinazhin artistik të meshkujve, duke fituar dy kampionatet e fundit botërore dhe duke vendosur rekorde botërore në garën e patinazhit të lirë.
Edhe pse të dielën ai bëri një lëvizje në 'kthim pas' që ishte e ndaluar për 48 vite, Malinin ka bërë edhe diçka tjetër që nuk është e lehtë në pistë.




















