Miliona euro përfitime nga anëtarësimi në SEPA, Sejko thirrje bankave: Plotësoni kushtet që të bëheni pjesë e sistemit evropian, investoni në inovacion

5 Dhjetor 2024, 17:31

Banka e Shqipërisë ju bën thirrje bankave të nivelit të dytë të nisin punën për tu bërë pjesë e skemave të Sistemit Evropian të Pagesave brenda vitit 2025, në mënyrë që të ulen kostot për qytetarët e bizneset. Në mbledhjen e 10-të të Komitetit të Sistemit të Pagesave, Sejko tha se vetëm nga anëtarësimi në SEPA vitin e parë fitimi arrin 20 milionë euro, pasi reduktohen komisionet.