Militanti kritikon live Berishën për protestat: Vijmë 2 orë sa për të bërë foto e video

11 Prill, 15:17 | Përditesimi: 11 Prill, 15:17

Një militant ka kritikuar drejtpërdrejtë Sali Berishën për protestat e zhvilluara para kryeministrisë. Gjatë bashkëbisedimit në rrjetet sociale, një demokrat duket i zhgënjyer nga koordinimi i strukturave, por edhe nga vetë protestuesit, të cilët siç tha ai, “vijnë 2 orë sa për të bërë foto e video” në protestë dhe pastaj largohen. Ai kërkoi përshkallëzim në protesta të dhunshme, por Berisha tha se ato do të jenë paqësore.

 

E.H/Shqiptarja.com