Minatorët 30 vjet në kërkim të statusit, protestë para Ministrisë së Infrastrukturës! Ndezin qirinj në nder të kolegëve që vdiqën në miniera

22 Shkurt, 15:34

Për më shumë se 30 vjet ish minatorët janë në kërkim të statusit. Këtë kërkuan edhe në protestën e sotme para Ministrisë së Infrastrukturës dhe të Energjetikës, ku pritën një orë, dhe nuk morën asnjë përgjigje.