Ashtu siç ishte paralajmëruar, Kryeministri Edi Rama pasditen e kësaj të mërkure ka mbërritur Novi Sad të Serbisë, ku pritet të takojë Presidentin serb Alexandar Vuçic dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
Ky takim vjen në kuadër të një marrëveshje që pritet të nënshkruajnë tre liderët për një mini Shengen brenda Ballkanit. Këtë disa ditë më parë e kanë bërë të ditur edhe mediat serbe ku pas një takimi mes Aleksandar Vuçiç, Zoran Zaev dhe Edi Ramës në New York, është diskutuar për heqjen e barrierave të ndryshme për biznesin mes tre vendeve, e po ashtu për një lehtësim të procedurave për lëvizjen e mallrave, njerëzve dhe shërbimeve.
Ky takim pritet të jetë dy ditor, ku fillimisht Rama do të takohet me Vuçiç e më pas me homologun Zoran Zaev. Rama sapo ka mbërritur në Serbi është takuar me ambasadorin shqiptar në Beograd, Ilir Boçka