Ministerali në Tiranë/ Ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut: Është një korridor që mund të përshpejtojë integrimin e Ballkanit në tregun e përbashkët evropian

18 Shkurt, 10:55 | Përditesimi: 18 Shkurt, 10:55

Në Tiranë po mbahet Ministeriali e Korridorit VIII, me fokus  avancimin e bashkëpunimit strategjik në fushën e ndërlidhjes, qëndrueshmërisë dhe integrimit rajonal.

Gjatë fjalës së tij Timčho Mucunski, Ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme i Maqedonisë së Veriut, tha se Korridori i VIII është një pikë strategjike që mund të përshpejtojë integrimin e Ballkanit në tregun e përbashkët evropian.

A.A/Shqiptarja.com