Ministri Ferit Hoxha vizitë në Kosovë, takohet me Kurtin dhe Haxhiun

31 Maj, 12:16 | Përditesimi: 31 Maj, 12:16

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, po zhvillon këtë të diel një vizitë zyrtare në Kosovë, ku është pritur në takime të veçanta nga drejtuesit e institucioneve shtetërore.

Gjatë paradites, Hoxha u prit fillimisht nga ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ndërsa më pas zhvilloi takim edhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Në vijim të agjendës së tij, ministri shqiptar pritet të takohet edhe me zëvendëskryeministrin e parë dhe ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.

I.M/Shqiptarja.com