Ministri Hoxha: S’kemi aleancë me Serbinë, por mbrojtje interesash! Duhet të zgjidhet çështja me Kosovën, do të ndihmojmë dhe ne

10 Prill, 13:49 | Përditesimi: 10 Prill, 13:49

Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha tha se Shqipëria nuk ka aleancë me Serbinë, por vetëm interesa. Takimeve me përfaqësues të shtetit serb, Hoxha iu përgjigj se janë me natyrë diplomatike dhe se zhvillohen në mbrojtje të interesave. Ndër të tjera Hoxha tha se Shqipëria do të bëjë çfarë mundet sa i përket dhe zgjidhjes së problemit të fundit në rajon, të konfliktit Kosovë-Serbi.

 

I.M/Shqiptarja.com