Ministri i Brendshëm shpërndan videon nga Rinasi: Sistemi TIMS është në funksion të plotë

12 Shtator 2022, 20:21

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka publikuar një video nga aeroporti ndërkombëtar ‘Nënë Tereza’, nga sistemi i portave elektronike (e-gate), që përdoren për identifikimin elektronik të pasaportave. Çuçi shkruan se sistemi TIMS është në funksion të plotë, pasi E-gate nuk punon dot pa të. Ndërkohë, ai shton se lajmi që nuk punon është i pavërtetë.