Ministri i Drejtësisë: Shqipëria e përmirësuar dhe drejtësia e konsoliduar! Politikanët e tjerë që anatemojnë reformat tona, s’do e kishin arritur kurrë

27 Tetor, 16:20 | Përditesimi: 27 Tetor, 16:20

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari në fjalën e mbajtur në Kuvend foli për një Shqipëri të përmirësuar dhe për një drejtësi që tashmë ka hyrë në fazën e konsolidimit.

Lamallari u shpreh se nëse vendi do të ishte sot në duart e atyre politikanëve, që vetëm anatemojnë reformën në drejtësi dhe drejtuesit e institucioneve të drejtësisë, Shqipëria sot nuk do të kishte këtë përparim.

Ndër të tjera, ministri i Drejtësisë tha, se tashmë nuk do të flasim më për një reformë në drejtësi, por për një sistem të konsoliduar. Ai shtoi se fokus për këtë vit është përmirësimi i infrastrukturës për gjykatat dhe prokurorisë si dhe përdorimi masiv i inteligjencës artificiale.

r.k./Shqiptarja.com