Ministri i Financave: Në qershor do rishikohet tatimi mbi pagat! Synojmë lehtësimin e tatimit për shtresat e mesme! Dhoma Amerikane: Erëra të mira për vendin, por s’mjaftojnë

26 Mars, 21:35

Brenda këtij viti do të rishikohet tatimi mbi pagat, me synim që të lehtësohet shtresa e mesme. Ministri i Financave Ervin Mete tha se këto masa lehtësuese do të prezantohen në qershor. Por Dhoma Amerikane thotë se duhet të heqim dorë nga përjashtimet tatimore, pasi informaliteti nuk po zgjidhet. Në forum u vlerësua situata e mirë ekonomike e Shqipërisë