Ministri i Mbrojtjes: Priten reshje shiu! Mund të ketë fryrje të përrenjve, të shmangim emergjencat lokale

24 Prill 2023, 10:22

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi nga Korça në një komunikim me mediat paralajmëron situatën me reshjet që do përfshijnë vendin pas mesditës dhe marrjen e masave që të shmangen dëmtimet.

Prej sot dhe ditëve në vijim në pjesën veriperëndimore në Shkodër por edhe në pjesën tjetër të vendit do të ketë rritje të intensitetit të reshjeve që mund të shkaktojë fryrje të përrenjve dhe ndonjë situatë që mund të bëhet shkak për përmbytje lokale.