Ministria e Drejtësisë në vështirësi për përkthyes zyrtarë! S’ka përkthyes të gjuhëve sllave! Gjuhët e huaja ‘braktisen’ nga studentët

26 Tetor 2023, 16:59

Ministria e Drejtësisë po has vështirësi në gjetjen e përkthyesve zyrtarë për gjuhët e huaja, sic janë ato sllave, çeke, portugeze, lituaneze por jo vetëm. Interesi për studimin e gjuhëve të huaja ka rënë vit pas viti, ku në fakultetin e Gjuhëve të Huaja në disa gjuhë janë shënuar 0 regjistrime. Dhoma kombëtare e noterëve thotë se kjo situatë krijon pengesa për institucionet.