Ministrja e Arsimit Besa Shahini : Maturantët maskat me detyrim kur të rikthehen

6 Maj 2020, 12:31

Emisioni Repolitix trajtoi situatën epidemiologjike në vend, hapat për rifillimin e maturës dhe qëndrimin e opozitës për reformën zgjedhore. Në pjesën e parë lidhje skype me Dr. Alma Cani shefe e Reanimacionit në spitalin Shefqet Ndroqi, dhe me mjekun epidemiolog Ilir Alimehmeti. Në pjesën e dytë lidhje skype me ministren e Arsimit Besa Shahini e cila foli për hapat që do të cojnë në hapjen e maturave por edhe për vendimin që do të merret për hapjen apo jo të universiteteve. Në pjesën e tretë u diskutua rreth qëndrimit të opozitës për reformën zgjedhore. Në lidhje skype kryetari i PR Fatmir Mediu dhe analisti Ilir Yzeiri. Për Mediun duhet qeveri besimi tre muaj para zgjedhjeve parlamentare si pjesë e reformës zgjedhore.