Ministrja e Financave: Nga 1 qeshori, do të tatohen profesionet e lira! Do dyfishohen gjobat për fshehjen e pagës dhe mosdeklarimin e punonjësve

16 Maj 2022, 11:56 | Përditesimi i fundit: 2022-05-16 11:56:31

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj i ka bërë thirrje tatimpaguesve për të mos kryer shkelje ndërsa ka paralajmëruar përhskallëzimin e gjobave. Nga 1 qershori do të paraqitet ligji i ri i tatimit mbi të ardhurat ndërsa do të ketë dyfishim të gjobave për evazionin fiskal, për fshehjen e pagës dhe mosdeklarimin e punonjësve.

"Dua t'i bëj thirrje të gjithë tatimpaguesve që të mos përdorin bonusin me qëllim fshehjen e pagesës së detyrimeve tatimore, të mos përdorin forma të tjera pagesash, por ato që janë të parashikuara në ligj. Si tregu i sigurimeve ka dhe shërbime të tjera që kryhen në këtë formë. Kjo punë na shërbeu për të hedhur dritë aty ku duhet të punojmë.

Më 1 qershor do të paraqesim ligjin e ri të tatimit mbi të ardhurat, i cili do të targetojë profesionet e lira, të cilat sot individët çelin biznese, ia shesin bizneseve të tjera si shërbime duke eleminuar pagesën e taksave. Me ligjin e ri nuk do të jetë e mundur sepse të gjithë profesionet e lira do të duhet të paguajnë tatimin mbi bazën e këtij ligji.

Ne kemi marrë masa për përshkallëzimin e gjobave. Do të bëjmë ndryshimin në ligjin për procedurat tatimore, tashmë do të ketë  gjobë 200% në totalin e shkeljeve për evazionin fiskal. Do të dyfishojmë gjobën për fshehjen e pagës për bizneset e mëdha. Do dyfishojmë masën  për mos deklarimin e pagës së sakte.  Do dyfishojmë gjobat për mos deklarimin e punonjësve", tha Ibrahimaj.