Ministrja Spahiu në Spitalin e Kukësit: Monitorim i punës së mjekëve dhe rikualifikim për ata me mangësi profesionale! Synohet shtimi i shërbimit të dializës dhe kimioterapisë

16 Nëntor, 12:36 | Përditesimi: 16 Nëntor, 12:36

Ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, gjatë një inspektimi në Spitalin Rajonal të Kukësit, kërkoi më shumë përgjegjshmëri nga stafi mjekësor dhe njoftoi se performanca e mjekëve do të monitorohet periodikisht. Ajo foli edhe për mundësinë e shtimit të shërbimeve të dializës, kimioterapisë ditore dhe kujdesit paliativ në këtë spital.

A.Hl/Shqiptarja.com