TIRANË-Kur kanë kaluar rreth 40 orë nga lëkundja fatale e së martës, bilanci është tragjik dhe pritet të rëndohet edhe në orën të vijim sepse ka ende persona nën rrënoja. 33 persona janë nxjerrë të pajetë, shifër kjo e konfirmuar nga gazetarët e Report TV që janë në terren e ndërsa Ministria e Mbrojtjes ka bërë publike vetëm emrat e 31 viktimave.
Ndërkohë që një tjetër tërmet 5.3 ballë ka goditur sot Shqipërinë. Forcat speciale vijojnë kërkimet për persona që vazhdojnë të jenë nën rrënoja. Kërkimet janë vijojnë në 6 pika mes zonave të Durrësit, Kënetës dhe Thumanës: tek tre pallatet e rrëzuara në Thumanë, tek hotel Mira Mare në Durrës, hotel Tropikal, tek lagjja nr.6 në Durrës dhe në afërsi të kryqit të kuq.
Pjesa më e madhe e njerëzve të humbur raportohen në zonën e Kënetës në Durrës dhe Thumanë. Grupet e shpëtimit nga Kosova, Italia, Greqia dhe Kroacia presin të stabilizohet situata për të rinisur operacionet e kërkimit. Ndërkohë që forcat franceze do të jenë të fokusuara në kërkimin e njerëzve të gjallë nën rrënoja.
Kryeministri Edi Rama ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në Tiranë dhe në Durrës, të cilat janë zonat më të prekura nga tërmeti, ndërkohë që 27 Nëntori është zyrtarisht Ditë Zie Kombëtare.