Sot ditë zie për viktimat e tërmetit! Rama shpall gjendjen e jashtëzakonshme në Tiranë dhe Durrës (VIDEO)

TIRANE- Një ditë pas tërmetit 6.4 ballë që goditi Shqipërinë, kryeministri Edi Rama ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në Tiranë dhe Durrës të cilat janë edhe qarqet më të prekura nga tërmeti 6.4 ballë. Rama tha se ky vendim nuk ishte marrë më herët për shkak se dita e djeshme ka mbajtur të mbëthyer të gjithë kabinetin e qeverisë për të ardhur në ndihmë të qytetarëve zonat më problematike.

Për qeverinë, tha Rama prioritet kryesor tashmë është programi i rindërtimit të banesave të prekura nga tërmeti, ndërkohë që paralajmëroi ata që kanë pësuar dëmtime më të mëdha që të dalin nga shtëpitë.

Rama tha se 27 Nëntori është zyrtarisht Ditë Zie Kombëtare, ndërkohë që deklaroi se nuk mund të shpallen tre ditë zie kombëtare për shkak se në vazhdim janë festat kombëtare të pavarësisë dhe çlirimit.

Ai njoftoi të gjithë qytetarët që duan të ndihmojnë personat prekur nga tërmeti që të depozitojnë ndihmat e tyre përmes aplikacionit E Albania.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 08:26
Rama: Familjeve në Thumanë duhet t'i rindërtojmë banesat! Nëse Zoti nuk ka bërë ndonjë plan tjetër... (VIDEO)

Programin e rindërtimit të shtëpive, kryeministri Edi Rama e ka quajtur detyrimin kryesor të qeverisë. Ai tha se po punohet për një skemë financimi për banesat e dëmtuara e cila do të jetë një temë diksutimin edhe në Samitin e NATO-s.

"Familjeve në Thumanë duhet t'i rindërtojnë banesat, ato pallate që kishin por që duhet të jenë shumë më të forta. Duhet të bazohemi tek buxheti i qeverisë, por nuk mjafton. Po punojmë për një skemë financimi që të na mundësojë një mbulim tërësor pa u mbuluar thjesht me anën tjetër. Me kolegët europianë unë kam folur. Po komunikoja me kryeministren e Danimarkës. Nëse Zoti nuk ka bërë ndonjë plan tjetër në Samitin e NATO për pak ditë do të bëjmë një adresim se si do trajtohet kjo plagë. Me presidentin e Turqisë kemi rënë dakord të organizojmë një tryezë me vendet e rajonit lindor. Të hënë që vjen vijmë me anti-KÇK por programi i rindërtimit është detyrimi ynë ndaj popullit shqiptar. Jam i bindur se duke punuar me të njëjtën frymë dhe me të njëjtin shpirt si 24 orët e para ne do t'i dalim të bëjmë një kapërcim historik në mënyrën e trajtimit të plagëve që ato të mos thahen nga dielli i harresës", tha Rama.

Ora 08:13
Rama: Teoria që unë nuk e lë shtëpinë nuk do funksionojë! Plani për familjet me banesa të dëmtuara dhe shkollimin e fëmijëve (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama deklaroi se bashkë me Ministrinë e Turizmit po punohet me marrëveshje me të gjitha kompanitë e hotelerive në Durrës, Kavajë dhe Vlorë për të strehuar të gjithë ata që që kanë mbetur pa banesë.

"Shpëtimi i jetëve mbetet prioritet i ditës së sotme. Më pas është akomodimi i atyre që janë pa çati. Mbrëmë i kemi sistemuar 1450 banorë në zonën e qytetit të Durrësit dhe 700 banorë në zonën e Thumanës pa llogaritur strukturat akomoduese në Tiranë. Nevoja e njerëzve për të mos qenë vetëm ka zbrazur një pjesë të madhe të këtyre tendave sepse janë hapur shumë dyer të afërmish, fqinjësh dhe të njohurish. Unë nuk ka ardhur nga krevati por nga ballkoni. Gatishmëria ka qenë shumë e madhe. Nuk mund të pranojnë që disa familje të kalojnë dimrin në tenda apo t'ia lëmë si barrë familjeve të tjerave. Nuk mund të kalojnë një kohë të gjatë me një barrë të tillë. Me ministrin e Turizmit po punojmë për një marrëveshje me kompanitë e hoterive në Durrës, Kavajë dhe Vlorë për të akomoduar banorët pa shtëpi. Nuk do të toleroj asnjë banor që të qëndrojë në banesën e dëmtuar. Teoria që unë nuk lë shtëpinë nuk do të funksionojë. Të gjitha shtëpitë që kanë rezultuar të riparueshme, sot nuk janë më ashtu. Kemi filluar punën me ministren e infrastrukturës që të kemi një organizim të transportit për fëmijët që do shkojnë në shkollë dhe me ministren e Arsimit për të krijuar një asistencë për këta fëmijë", tha Rama.

Ora 08:09
Kryeministri Edi Rama tregon se ku mund t'i transferoni ndihmat financiare për të prekurit nga tërmeti (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se të gjithë ata që duan të ndihmojnë banorëte prekur nga tërmeti duhet të depozitojnë ndihmat e tyre në përmes aplikacionit E Albania.

"Kemi përgatitur një adresë të vetme në platformën E Albania për të gjitha ndihmat e dhe kontributet e cila mundëson inventar dhe transparencë të plotë. Ajo ka tre rubrika, njëra është rubrika e dhurimit online të çfarëdo shume që i lind në zemër secilit", tha Rama.

1574837193_kontributi.jpg

Ora 07:46
Tërmeti i fuqishëm në Shqipëri/ Kryeministri Edi Rama shpall gjendjen e jashtëzakonshme në Tiranë dhe Durrës (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama shpall gjendjen e jashtëzakonshme.

"Është thënë se ne po shmangim gjendjen e jashtëzakoshme për të mos marrë përsipër përgjegjësitë tona, pa e ditur fare se çfarë është në të vërtetë gjendja e jashtëzakoshme. Dje nuk ka qenë momenti për këtë. Dje ka qenë momenti për të adresuar hemoragjinë e tmerrshme që ka shpërthyer. Ne dje kemi folur me njëri tjetrin vetëm në rrugë digjitale. Ministrja e Infrastrukturës është gdhirë në atë rrugicën e rrënojave që mbajnë ende brenda. Ne sot do të shpallim gjendjen e jashtëzakonshme. Ashtu si kushtetuta dhe legjislacioni e thonë do jetë në perimetrin e vendeve që janë të prekura. Tiranës dhe Durrësit. Ne marrim vendim për gjendjen e jashtëzakonshme por nuk harrojmë se kjo është një ditë kur plagët janë aty", tha Rama.

Ora 07:44
Rama: Tërmeti një ndër momentet më të errëta të jetës sonë! Partnerët tanë na u gjenden pranë (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama e ka nisur fjalën e tij më një falendërim për partnerët ndërkombëtarë të cilët kanë shprehur gatishmërinë për të ardhur në ndihmë të personave që janë prekur nga tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë.

"Në fund të një 24 orëshi që ka qenë një ndër momentet më të errëta të jetës sonë mund të thuhet me plot gojën se nga të gjithë njerëzit nën uniformë të shtetit shqiptar është bërë një punë heroike. Dua të shpreh mirënjohjen respektin dhe falenderimin e të gjithë trupave të angazhuara në vijnë e parë të frontit duke u përballur me një fatkeqësi të jashtëzakonshme. Kanë rrezikuar jetën e tyre duke shpëtuar jetë të mbetura pezull.  Duhet të shpreh mirënjohje të pakufijshme për reagimet vërtetë thellësisht ngushëlluese të ambasadave të BE dhe SHBA që në çastet e para janë vënë në lëvizje për të na shprehur gatishmërinë e tyre. Për presidentin e Kosovës, kryeministrin e Italisë i cili ndër miqtë dhe partnerët e këtij vendi ka qenë ai që ka çelur serinë e komunikimeve të drejtpërdrejta duke u predispozuar për t'i ardhur në ndihmë njerëzve. Kryeministri i Greqisë i cili përveç të tjerave ka sjellë menjëherë duke devijuar programin, ministrin e Jashtëm me një delegacion të gjerë në Tiranë, presidentin e Francës i cili pasi kemi komunikuar disa herë edhe pse është përballur me një fatkeqësi të madhe për Francën, ka vënë në lëvizje ministrin e Brendshme të Francës, presidentin e Turqisë që ka komunikuar në fillim gjatë dhe pastaj edhe në mesnatën e ditës së djehme duke konfimuar vijimësisht gatishmërinë për të bërë gjithçka që është e nevosjhme në ndihmë të të dëmtuarve nga tërmeti, kabinetin e kancelares, presidentin e Serbisë që ka dërguar një mision special, kryeministrin e Kroacisë dhe dua të shtoj një shprehje të posaçme nga CDU të cilët jo vetëm kanë dërguar një seri impresionuese mesazhesh nga anëtarë të grupit të Bundestagur por kanë shprehur gatishmërinë për tër bërë ѯdo gjë. Falenderoj edhe qeveritë e Rumanisë dhe Zvicrës dhe princin e Kurorës së Arabisë Saudite. Një numër i konsiderueshëm i medias italiane kanë dërguar shumë mesazhe duke shprehur gatishmërinë për t'u përfshirë në dhënien e ndihmës dhe solidaritetit. Trupat janë përfshirë në terren dhe kanë marrë lidershipin e operacioneve duke zotëruar një ekspertizë shumë më domethënëse se e jona që janë fillestare në këtë fushë sepse nuk jemi hasur me tërmetet për shumë dekada. Trupat speciale të Kosovës kanë mbërritur të parat dhe kanë shfaqur një kapacitet domethënës në mbështetje të trupave tona", u shpreh Rama.

Ora 07:40
Rama: Sot miratojmë vendimin për ditën e zisë kombëtare! Nuk shpallim dot tre... (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se sot do të firmoset edhe vendimi për të shpallur ditën e zisë kombëtare. Ai tha se kjo tragjedi do të duhej të kishte tre ditë zie kombëtare por kjo është evituar për shkak të simbolikës që mbartin dy ditët në vijim.

"Sot qeveria do të miratojë vendimin për ditën e zisë kombëtare. Këtu dua të shpjegoj se kjo ditë duke qenë se pararend dy ditëve të festave kombëtare e ka bërë të pamundur që të ishte më shumë sesa një ditë zie, sepse do të kishim dashur të ishte 3 ditë zie. Na ka pamundësuar që të imagjinojmë flamurin shqiptar në gjysmë shtizë në 28 dhe 29 nëntorit ashtu sikundër është një normë e afirmuar se asnjëherë në ditët kombëtare të vendeve nuk mund të ketë zi. Sepse janë ditë që kanë brenda një kujtim të jetëve të dhëna për atdheun. Dy ditët më të rëndësishme të kalendarit, 28-29 nuk mund të jenë ditë me përmbajtje festive. Por me gjithë solemnitetin e nevojshëm dhe domosdoshmërinë për të mos e shkëputur vëmendjen nga situata akute. Mendoj të shihen si dy ditë solidariteti kombëtar, ku respekti për të shkuarën që ato mishërojnë të njehsohet me kontributin e gjithkujt që mund të ndihmojë", tha Rama.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xhemja: 27/11/2019 15:25

    Pula pa koke e ed rames sako tha qe ska me njerez5 nen Renova po ja ku dolen dhe dy te tjere

    Përgjigju
  • Soni: 27/11/2019 12:46

    Dhente zoti jo me dhimbje e kurajo per familjet qe humben te afermit. Nuk u mblodh dje qeveria thote se ishim rrugeve. Dje ne cdo gjys ore postonte ne Twitter e cdo 10 min ne TV. Ne telefon po se po me homologet nga jashte. A nuk duhet te kishte qene ne zyre ky? Te bente punen? Nga mengjezi ne darke? 24 ore? Dje skishte kohe? Ku na u fanepsen keto imorale e njerez te ligj ne krye. Ishalla zoti na ndihmofte.

    Përgjigju
  • ATDHETARI: 27/11/2019 09:50

    SHQIPTAR JU BËJ THIRJE NDIHMONI VLLEZËRIT TUAJ SHQIPTAR KUDO QË JENI NËPËR BOT. NDIMA KARSHI VLLEZËRVE TAN ËSHTË FISNIKRI. Z O T I E BEKOFT SHQIPRIN HALLE MADHE.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Ekzekutuan ndërtuesin Eduart Reçi, Foto, ky është oficeri i policisë i akuzuar për vrasjen, u arrestua me të vëllanë 

Ekzekutuan ndërtuesin Eduart Reçi, Foto, ky është oficeri i policisë i akuzuar për vrasjen, u arrestua me të vëllanë