Miratimi i paketës anti-KÇK, SHBA-BE: Ligji special forcon luftën kundër krimit dhe terrorizmit

2 Shkurt 2020, 14:35

TIRANE-Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian përshëndetesin miratimin e paketës anti-KÇK nga qeveria shqiptare që ka objektiv luftën kundër krimit dhe terrorizimit. Delegacioni i drejtuar nga ambasadori Soreca në Tiranë thekon se ligji special prezanton masa të reja parandaluese dhe tregon vullnet politik për të trajtuar këtë problem. Megjithatë, BE-ja thotë se do ta ndjekë nga afër zbatimin konkret të aktit normativ. Këshilla e delegacionit është që këto masa të reja të ndiqen përmes institucioneve të krijuara nga reforma në drejtësi, në veçanti SPAK-un, ashtu sikur parashikohet në Aktin Normativ.

Ndiq paratë” ka provuar se është një mënyrë shumë e efektshme për të luftuar konkretisht organizatat kriminale. Ligji special i miratuar nga Qeveria e Shqipërisë, që prezanton masa të reja parandaluese për forcimin e luftës kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit, shkon në këtë drejtim dhe tregon vullnet politik për të trajtuar këtë problem.

Ne do të ndjekim nga afër zbatimin konkret të aktit normativ. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që masat e reja ligjore të zbatohen në respekt të plotë të të drejtave themelore të të akuzuarve dhe në përputhje me parimet e shtetit të së drejtës. Është gjithashtu e rëndësishme që këto masa të reja të ndiqen përmes institucioneve të krijuara nga reforma në drejtësi, në veçanti SPAK-un. Ne vazhdojmë ta inkurajojmë Qeverinë e Shqipërisë që të rrisë më tej përpjekjet e saj për zbatimin e plotë të reformës në drejtësi dhe forcimin e shtetit të së drejtës" mbyllet deklarata.

Edhe ambasada e SHBA-së në Shqipëri shprehet se e mirëpret përpjekjen e qeverisë për të intensifikuar parandalimin e krimit që të përdorë pasurinë e paligjshme për të minuar themelet e shtetit ligjor. Por ashtu, si BE edhe SHBA e vendosin theksin që mekanizmat duhet të mbështesin institucionet e reja të drejtësisë.

    No videos found.