KÇK-ja shmang korrupsionin tek gjyqtarët, prokurorët dhe politikanët...në lupë vetëm pasuria e kriminelëve

TIRANE-Gjyqtarët, prokurorët, politikanët dhe zyrtarët e korruptuar i shpëtojnë paketës ligjore anti-KÇK, që qeveria miratoi në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave. Ndryshe nga sa ishte parashikuar në fillim, në draftin final që u miratua sot nga qeveria Rama janë hequr akuzat për shpërdorim detyre të zyrtarëve, korrupsioni i cfarë do lloj forme, përfshirë atë zgjedhor, por edhe atë të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Fokusi i vetëm i ligjit anti-KÇK do të jetë pasuria e kriminelëve dhe terroristëve, që janë në hetim ose të dënuar brenda ose jashtë vendit me vendim të formës së prerë për krime të rënda, vrasje, trafik droge, grup të strukturuar kriminal, terrorizëm dhe 44 vepra penale te tjera.

Por cila është masa e marrë për prokurorët dhe gjyqtarët? Në Aktin Normativ që miratoi qeveria sot nuk ka asnjë parashikim për këtë, por Plarent Ndreca, sekretari i përgjithëm i Ministrisë së Brendshme sqaroi sot në Report Tv se risia e vetme është fakti që tashmë KLGJ-ja apo KLP-ja nuk do të kenë detyrë vetëm vendimmarrjen për prokurorët dhe gjyqtarët por edhe inspektimin. Pra, inspektimi që me ligj i takon ta bëjë ILD, institucion që ende nuk është ngritur (u zgjodh kryetari pak javë më parë), tashmë i kalon si kompetecë KLGJ-së për rastin e gjyqtarëve dhe KLP-së për rastin e prokurorëve. Kështu KLGJ-ja dhe KLP-ja përveç faktit që do të vendosin për prokurorët do të bëjnë vetë inspektimet për rastet e denoncuara dhe jo vetëm, deri në momentin që të funksionojë Inspektorati i Lartë i Drejtësisë. 

Por kush do ta bëjë këtë furtunë që pritet në ditët në vijim? Në krye të paketës anti-KÇK-që miratoi sot qeveria do të jetë Komiteti Kombëtar i Koordinimit për Parandalimin dhe Luftën Kundër Krimit të Organizuar. Ai do të kryesohet nga ministri i Brendshëm dhe ka në përbërje ministrin e Drejtësisë, ministrin e Financave dhe Ekonomisë, Prokurorin e Përgjithshëm, drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, drejtorin e Shërbimit Informativ të Shtetit, drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, drejtorin e Qendrës së Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe drejtorin e Përgjithshëm të Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave. Struktura zbatuese do të jetë (OFL) (Operacioni Forca e Ligjit) në varësi të drejtpërdrejtë të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, e drejtuar nga drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale.

OFL-ja së bashku me Drejtorinë e Antiterrorit janë strukturat përgjegjëse të Policisë së Shtetit për zbatimin e dispozitave të këtij akti normativ. Detyrat dhe përgjegjësitë e OFL-së janë mbledhja e informacioneve, përditësimi, përpunimi i të dhënave dhe kryerja e çdo veprimi administrativ, procedural e hetimor që parashikohet për Policinë e Shtetit. OFL-ja asistohet dhe bashkëpunon me institucione të tjera shtetërore që ngarkohen me zbatimin e këtij akti normativ, si edhe nga ekspertë të fushës, organizata dhe agjenci partnere të huaja. Struktura, organizimi dhe funksionimi i OFL-së miratohen me urdhër të ministrit përgjegjës për rendin dhe sigurinë publike, ndërsa trajtimi financiar i punonjësve të OFL-së dhe Drejtorisë së Antiterrorit përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Deri tani gjykata me kërkesë të prokurorisë vendos masën e sekuestros për pasuritë e dyshuara që janë vendosur në mënyrë të paligjshme, por nga dita e sotme këtë të drejtë ne disa rastet e ka edhe policia e shtetit. Por si ndodh kjo? Sipas aktit normativ, në rastet e nevojës dhe të urgjencës, kur ka informacione apo dyshime të arsyeshme, të bazuara në elemente të faktit që subjektet objekti te ligji përbëjnë rrezik për sigurinë publike dhe për nxitjen e mundësinë e kryerjes së veprave penale, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, me kërkesë të OFL-së, mund të vendos masën e sekuestros, ndërsa më pas njihet prokurori i SPAK dhe vendos Gjykata për Krimet e Rënda dhe Korrupsionit. Për personat që cilësohen me rrezikshmëri nuk u sekuestrohet vetëm pasuria, por me kërkesë të arsyetuar të OFL-së, strukturë të pranë Policisë së Shtetit, Prokurori i kërkon gjykatës kompetente, (GJKKO) për të vendosur masën e sigurimit personal, që mund të jetë; bllokimi i pasaportës, kufizimi i perimetrit të lëvizjes, për të qëndruar në një apo disa njësi administrative, për një afat deri në 1 vit, mos largimi nga banesa pa lajmëruar, raport ku gjendet cdo ditë, por edhe për të mos marrë pjesë në tubime, organizime publike, aktivitete sportive, social/kulturore. Në aktin normativ theksohet se dëbimi i të huajve mund të bëhet vetëm me vendim gjykate.

Me aktin normativ përcaktohet se do të kontrollohet pasuria jo vetëm te i dyshuari kryesor, i dënuar me vendim të formës së prerë ne Shqipëri apo jashte, apo në hetim per nje nga vepra penale te parashikuar nga ligji,  por edhe te familjarët e tyre. Struktura do të verifikojë pasurinë për bashkëshortët, fëmijët, të paralindurit, të paslindurit, vëllezërit dhe motrat, bashkëjetuesit për periudhën e 5 viteve të fundit, pasi prezumohet regjistrimi i rremë, përveçse kur provohet e kundërta. Gjithashtu pasuria do të bllokohet edhe për personat që janë përdorur për veprimtarinë e paligjshme dhe për ata që janë sinjalizuar nga partnerët. Policia e Shtetit nuk ka të drejtë që të përgjojë, por nëse është në kushtet që duhet të ndërhyjë pasi është përballë për veprimtari terroriste, apo raste të tjera urgjente mund të kërkojë të dhëna te kompanitë telefonike për tabulatet, lokalizimin dhe krijimin e mundësive të identifikimit të përdoruesit fundor të internetit. Policia e Shtetit jo vetëm që mund të marrë masën e sekuestros për një pasuri, por mund të nxjerrë edhe personat që ndodhen në atë godinë, apo çfarë do qoftë. Pasuria më pas i kalon shtetit por vetem pas nje vendimi e gjykata. Paketa e miratuar sot në mbledhjen e qeverisë do të jetë në fuqi deri më 31 dhjetor të këtij viti, deri në ngritjen dhe nisjen e funksionimit të të gjithë organeve të reja të drejtësisë.

 

(Kliko këtu për të lexuar paketën anti-KÇK)

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:39
Krimi organizuar, vrasje, drogë, gjakmarrje.../ 44 veprat penale që do godasë KÇK-ja

Shqiptarja.com sjell më poshtë të përmbledhur 44 veprat penale nga orgnaizata kriminale, vrasja, rrëmbimi, droga, pornografia etj etj që do të jenë fusha e zbatimit të aktit normativ anti-KCK- që u miratua sot.

Fusha e zbatimit
a)pjesëmarrje dhe kryerje të krimeve nga organizata kriminale, banda e armatosur dhe grupi i strukturuar kriminal, të parashikuara nga kreu XI i Kodit Penal;

b)pjesëmarrje dhe kryerje të krimeve nga organizata terroriste e tëkrimeve për qëllime terrosiste, parashikuar nga kreu VII i Kodit Penal;

c)kryerjen e krimeve të parashikuara në nenet:

Neni 77
Vrasja me dashje në lidhje me një krim tjetër. Vrasja me dashje, që paraprin, shoqëron, fsheh ose pason një krim tjetër

Neni 78
Vrasja me paramendim.

Neni 78.a

Vrasja për gjakmarrje

Neni 79
Vrasja në rrethana të tjera cilësuese

Neni 79/a
Vrasja e funksionarëve publikë

Neni 79/b
Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit

Neni 79/c
Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare

Neni 109
Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit

Neni 109/b
Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë

Neni 110/a
Trafikimi i personave të rritur

Neni 114
Shfrytëzimi i prostitucionit

Neni 117
Pornografia

Neni 128/b
Trafikimi i të miturve

Neni 134/3
Vjedhja me pasoja të rënda

Neni 136
Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit

Neni 138/a
Trafikimi i veprave të artit dhe kultures

Neni 139
Vjedhja me dhunë

Neni 140
Vjedhja me armë

Neni 141
Vjedhja me pasojë vdekjen

Neni 151
Shkatërrimi i pronës me zjarr

Neni 152
Shkatërrimi i pronës me eksploziv

Neni 278/a
Trafikimi i armëve dhe i municionit

Neni 282/a
Trafikimi i lëndëve plasëse, djegëse dhe helmuese

Neni 283

Neni 283/a
Trafikimi i narkotikëve

Neni 284
Kultivimi i bimëve narkotike

Neni 284/a
Organizimi dhe drejtimi i organizatave kriminale

Ora 18:42
Me firmën e drejtorit të policisë njerëzit që janë në godinën e sekuestruar nxirren jashtë

Policia e Shtetit jo vetëm që mund të marrë masën e sekuestros për një pasuri, por mund të nxjerrë edhe personat që ndodhen në atë godinë, apo çfarë do qoftë. Pasuria më pas i kalon shtetit.

Akti Normativ-Neni 20
Ekzekutimi i sekuestros

1. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit,pasi i ka bërë me dije subjektit të interesuar urdhrin e sekuestros,merr masa për vënien në ekzekutim të tij nëpërmjet dorëzimit të pasurisë, objekt i urdhrit të sekuestrimit, Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara e tëKonfiskuara sipas parashikimeve të legjislacionit në fuqi për administrimin e pasurive të sekuestruara e të konfiskuara.

2. Bazuar në rrethanat dhe informacionet e verifikuara, Policia e Shtetit mund të urdhërojë evakuimin e ndërtesave të cilat janë objekt i masës së sekuestros. Me udhëzim të ministrit të Brendshëmparashikohen kushtet e zbatimit të këtij urdhri.

3.            Vendimi i formës së prerë së gjykatës kompetente për vënien e sekuestros zbatohet menjëherë. Sekretaria e gjykatës njofton dhe u vë në dispozicion kopje të vendimit subjektit palë në proces, prokurorit, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetitdhe Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara e të Konfiskuara.

4.            Me marrjen dijeni për vendimin e gjykatës për masën e sekuestrossipas parashikimit të pikës 4, të këtij neni, Agjencia, pas miratimit nga Komiteti mund të disponojë për dhënien e pasurisë së sekuestruar në përdorim institucioneve dhe enteve shtetërore në nivel qendror apo vendor, si dhe te të tretët, mbështetur në parimet e miradministrimit të pasurisë dhe sipas rregullave e procedurave tëparashikuara në legjislacionin në fuqi për administrimin e pasurive të sekuestruara e të konfiskuara.

Ora 18:33
Policia s'ka të drejtë të përgjojë, rastet urgjente kur kërkon menjëherë tabulatet telefonike

Policia e Shtetit nuk ka të drejtë që të përgjojë, por nëse është në kushtet që duhet të ndërhyjë pasi është përballë për veprimtari terroriste, apo raste të tjera urgjente mund të kërkojë të dhëna te kompanitë telefonike për tabulatet, lokalizimin dhe krijimin e mundësive të identifikimit të përdoruesit fundor të internetit.

Akti Normativ
E drejta për akses të menjëhershëm
1. Kur në bazë të informacioneve që disponohen nga OFL-ja/Njësia Antiterror në Policinë e Shtetit dyshohet se subjekti i këtij akti normativ po planifikon, organizon apo merr pjesë në kryerjen e një krimi të organizuar apo veprimtarie terroriste dhe kjo veprimtari nuk mund të zbulohet dhe tëparandalohet në mënyra të tjera apo me aplikimin e masave parandaluese të parashikuara nga ky akt normativ, drejtuesi i OFL-së, vetëm ose në bashkëpunim më drejtuesin e NjësisësëAntiterrorit, nëse jemi në kushtet e dyshimit për veprimtari terroriste, mund të kërkojë akses për strukturat e policisë:

a)në operatorët që përdorin rrjetet dhe ofrojnë përdorimin e shërbimeve elektronike e telefonike të çdo lloji, për identifikimin në kohë reale të subjektit a numrit të telefonit, të numrit të aparatit telefonik (IMEI) apo lokalizimin e antenave loguese të dy komunikuesve, si dhe krijimin e mundësive të identifikimit të përdoruesit fundor të internetit;

b) në operatorët që përdorin rrjetet dhe ofrojnë përdorimin e shërbimeve elektronike për komunikimin dhe postën elektronike, përfshirë internetin, ndër të tjera, edhe për identifikimin në kohë reale të përdoruesve të internetit me IP publike;

c) nëdatabase e regjistra elektronikë të institucioneve shtetërore dhe subjekteve private të licencuara, sipas legjislacionit në fuqi.

2. Mbiveprimet e kryera sipas parashikimit mësipër, drejtuesi i OFL-së informon Drejtorin e Përgjthshëm të Policisë së Shtetit dhe prokurorin kompetent, sipas parashikimeve të këtij akti normativ.

Ora 18:13
Nga vëllezërit, motrat te bashkëjetuesit/ Pasuria e familjes së kriminelëve në sitë

Me aktin normativ përcaktohet se do të kontrollohet pasuria e vendosur në mënyrë të paligjshme jo vetëm te i dyshuari kryesor, i dënuar me vendim të formës së prerë apo në hetim, por edhe te familjarët e tyre. Struktura do të verifikojë pasurinë për bashkëshortët, fëmijët, të paralindurit, të paslindurit, vëllezërit dhe motrat, bashkëjetuesit për periudhën e 5 viteve të fundit, pasi prezumohet regjistrimi i rremë, përveçse kur provohet e kundërta. Gjithashtu pasuria do të bllokohet edhe për personat që janë përdorur për veprimtarinë e paligjshme dhe për ata që janë sinjalizuar nga partnerët.

Akti Normativ
Dispozitat e këtij kreu për masat parandaluese me karakter pasuror do të zbatohen:

a)            Për subjektet e përmendura në nenin 5;

b)            Për personat fizikë dhe juridikë të njoftuar nga Komiteti i Sanksioneve të Kombeve të Bashkuara ose një organ tjetër kompetent ndërkombëtar për të urdhëruar ngrirjen e fondeve ose burimeve ekonomike, kur ka dyshime të arsyeshme për të besuar se fondet ose burimet mund të shpërndahen, tëfshihen ose tëpërdoren për financimin e organizatave ose aktiviteteve terroriste, përfshirë ato ndërkombëtare.

c)            Ndaj pasurive të personave të parashikuar në nenin 5, të këtij aktinormativ, në pronësi ose të zotëruara në mënyrë të tërthortë nga:

i. personat e afërm (bashkëshortët, fëmijët, të paralindurit, të paslindurit, vëllezërit dhe motrat, bashkëjetuesit për periudhën e 5 viteve të fundit) për të cilët prezumohet regjistrimi i rremë, përveçse kur provohet e kundërta;

ii.             personat fizikë ose juridikë, për të cilët ka të dhëna të mjaftueshme se pasuritë ose veprimtaritë e tyre zotërohen, pjesërisht ose plotësisht, në mënyrë të tërthortë nga personat e parashikuar në nenin 5, si subjekte të këtij akti normativ, ose janë përdorur, kanë lehtësuar apo kanë ndikuar në një formë të caktuar në kryerjen e veprimtarive të jashtëligjshme prej tyre.

Ora 18:00
Kyçen në shtëpi, nuk lejohen në protesta dhe stadiume/ Masat e policisë për kriminelët dhe terroristët

Për personat që cilësohen me rrezikshmëri nuk u sekuestrohet vetëm pasuria, por me kërkesë të arsyetuar të OFL-së, strukturë të pranë Policisë së Shtetit, Prokurori i kërkon gjykatës kompetente, (GJKKO) për të vendosur masën e sigurimit personal, që mund të jetë; bllokimi i pasaportës, kufizimi i perimetrit të lëvizjes, për të qëndruar në një apo disa njësi administrative, për një afat deri në 1 vit, mos largimi nga banesa pa lajmëruar, raport ku gjendet cdo ditë, por edhe për të mos marrë pjesë në tubime, organizime publike, aktivitete sportive, social/kulturore. Në aktin normativ theksohet se dëbimi i të huajve mund të bëhet vetëm me vendim gjykate.

Akti Normativ
MASAT PARANDALUESE PERSONALE
Neni 10
Masat parandaluese personale që ndërmerren nga autoritetet e sistemit të drejtësisë

1. Ndaj personave të parashikuar në nenin 5 të këtij akti normativ, për të cilët ka dyshime të arsyeshme bazuar në elemente të faktit për pjesëmarrje në veprimtari terroriste apo pjesë e organizatës terroriste, bandës së armatosur apo organizatës kriminale dhe kryerjen e krimeve të rënda, me kërkesë të arsyetuar të OFL-së, Prokurori i kërkon gjykatës kompetente, sipas përcaktimit të këtij akti normativ, për të vendosur:

a)  masën e kufizimit të perimetrit të lëvizjes, detyrimit për largim ose ndalimit për të qëndruar në një apo disa njësi administrative, për një afat deri në 1 vit;

b)  masën e nxjerrjes jashtë territorit për shtetasit e huaj për një afat deri në 1 vit;

c)  masën e bllokimit apo të ndalimit të përdorimit të pasaportës apo të dokumenteve të tjera identifikuese të vlefshme për daljen jashtë shtetit, për një periudhë kohore jo më pak se 60 ditë dhe jo më shumë se 1 vit;

ç) masën e ndalimit të daljes nga territori i Republikës së Shqipërisë, për njëafat deri në 1 vit.

2. Në vendimin e saj sipas shkronjave “a”, “c” dhe “ç”të pikës 1, me iniciativë apo kërkesëtë prokurorit, gjykata mund të urdhërojë detyrimin e subjektit:

a)     përtë mos u larguar nga banesa e deklaruar pa njoftuar paraprakisht tek autoriteti zyrtar mbikëqyrës (struktura policore e vendbanimit të subjektit);

b)    përt’i deklaruarautoriteteve të sigurisë publike, përgjegjëse për mbikëqyrjen,oraret dhe vendet ku mund të gjendet çdo ditë si dhe të paraqitet në ditët e caktuara dhe sa herë kërkohet nga autoriteti mbikëqyrës (struktura vendore e policisë),

c)     përtë mos marrë pjesënë tubime, organizime publike, aktivitete sportive, social/kulturore.

3.     Vendimi i gjykatës i komunikohet autoritetit të sigurisë publike, përgjegjës për mbikëqyrjen, prokurorit, OFL-së, subjektit ndaj të cilit është vendosur masa ose mbrojtëst të tij, të cilët mund të paraqesin ankim në gjykatën kompetente të apelit brenda 30 ditëve nga marrja dijeni

Ora 17:54
Vetëm në emergjencë, ja kur Drejtori i Policisë vendos masën e sekuestros pa prokurorinë

Deri tani gjykata me kërkesë të prokurorisë vendos masën e sekuestros për pasuritë e dyshuara që janë vendosur në mënyrë të paligjshme, por nga dita e sotme këtë të drejtë e ka edhe policia e shtetit.

Por si ndodh kjo?  Sipas aktit normativ, në rastet e nevojës dhe të urgjencës, kur ka informacione apo dyshime të arsyeshme, të bazuara në elemente të faktit që subjektet përbëjnë rrezik për sigurinë publike dhe për nxitjen e mundësinë e kryerjes së veprave penale, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, me kërkesë të OFL-së, mund të vendos masën e sekuestros.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit menjëherë, dhe në çdo rast brenda 72 orëve nga nxjerrja e urdhrit për masën e sekuestros, i referon çështjen prokurorit dhe i kërkon vleftësimin e masës së sekuestros. Nëse gjykata nuk shprehet brenda këtij afati masa e sekuestros mbetet në fuqi.

Masa e sekuestros është e vlefshme për një periudhë 4-mujore, duke filluar nga momenti i zbatimit të saj. Në rastin e verifikimeve komplekse, me kërkesë të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit,prokurorit, ose kryesisht, gjykata mund të vendosë zgjatjen e afatit të zbatimit të masës së sekuestros edhe për një periudhë tjetër, por jo më shumë se katër muaj.

Ora 17:40
Paketa anti-KÇK do të drejtohet nga ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj

Në krye të paketës anti-KÇK-që miratoi sot qeveria do të jetë Komiteti Kombëtar i Koordinimit për Parandalimin dhe Luftën Kundër Krimit të Organizuar. Ai do të kryesohet nga ministri i Brendshëm dhe ka në përbërje ministrin e Drejtësisë, ministrin e Financave dhe Ekonomisë, Prokurorin e Përgjithshëm, drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, drejtorin e Shërbimit Informativ të Shtetit, drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, drejtorin e Qendrës së Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe drejtorin e Përgjithshëm të Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave. Komiteti mblidhet të paktën një herë në tre muaj dhe i paraqet raport periodik Këshillit të Ministrave. Komiteti, me propozimin e ministrit të Brendshëm, miraton rregulla të hollësishme për funksionimin e tij.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pyka: 31/01/2020 21:51

    S'jeni në vehte!Prapë bëtë ligj,për ne legenat....ligjet i keni...unë u kam thënë miqve të mij:është pak disfatiste,të largohen menjëherë nga vëndi!!Aty me vjen keq të them,i duan dhe i përdorin shqiptarët e ndershem dhe punëtor,si skllever!Lëruani Shqipërine çakejve,se vjen një ditë dhe do shqyejne njëri tjetrin!!!

    Përgjigju
  • KritikAbsolut: 31/01/2020 21:34

    E keni bere ligjin per vete!! KÇK-ja jeni ju politikane, prokurore dhe gjyqtare!!

    Përgjigju
  • Kafsha: 31/01/2020 21:08

    Përderisa qenka për kriminelet atehere kriminelet prej verteti jane gjyqtaret, prokuroret dhe politikanet sepse keta fshihen nen ligj i cili nuk i kap ndersa kriminelet ordinerë fshatarë kokpalare qe e filluan duke vjedhur cigare apo dhe qesen me buke te te tjereve në oren e pushimit në gjimnaz jane peshqit e peshqeve te peshqeve o katrapeshq. Prandaj shqiptarët Po ikin dhe duhet te ikin.

    Përgjigju
  • Reni: 31/01/2020 20:43

    u be m... mullar hahah .Shqioeri zeza ku te katandisi politika

    Përgjigju
  • sem: 31/01/2020 20:42

    ske cpret nga vendi me i korruptuar ne bote, ikni nga ai vend sa me perpara se ndryshe do tju pijne gjakun.

    Përgjigju
  • Shqip: 31/01/2020 20:41

    O t koruptuar po kaq t pa cip jeni sa veten nuk e fusni po normal ju palitikanet shaheni na gruaja edhe se keni problem

    Përgjigju
  • Paola: 31/01/2020 20:39

    Kemi pare e degjuar, por si kjo sot!!! Edhe ne komunizem kjo ka ndodhur vetem me "gjyqet partizane": denohesh me vdekje, plumbin ballit, je i pasur, shkund xhepat te partia! Me pas, pati kushtetute, ligje, kuvend. Per sy e faqe por ama teknikisht ishte ok. Sot??! Oh sa keq o Shqiperi e mjere, vaj medet ne cilat duar gjendesh. Me nje mazhorance tipike organizate kriminale qe ka perballe nje tjeter organizate kriminale, opoziten! Ne nuk po gjenim karar me gjykaten e prokurorine, tani bejne pilaf dhe policine. Te te fusi neper hullira policia dhe hec e gjeje pastaj. Ore, kur thone me asistence te "sherbimeve partnere" cfare kane parasysh keto? Pse nuk i publikojne? Futjani vrapit njerez sa seshte vone...

    Përgjigju
  • Tironsi: 31/01/2020 20:34

    THE SHOW MUST GO ON...

    Përgjigju
  • Arbëri: 31/01/2020 20:29

    Arka dhe rezervat e shtetit jan të avulluara, prandaj bëhen ligje të këti lloji të nxjerra nga kanuni i Lek D. Këtu ka diq që po zihet, të shpresojm për të mirë...???

    Përgjigju
  • Leshi: 31/01/2020 20:08

    Po kta politikan per vete apo asisen kta moterqire keshtu bjen qe me ba policin gjobevenesa sic jane edhe sot

    Përgjigju
  • Leshi Lleshaj: 31/01/2020 18:58

    Hahahhahahah paskan patur oreks per gallate sot ne Parlament. Hajt se shifna

    Përgjigju
  • Tiku: 31/01/2020 18:56

    Kete ligj do ta rrwzoje kushtetuesja. Si nisme tingwllon e bukur, Po ka plot shkelje te te drejtave kushtwtuese. Duke pasur ligjin Antimafia, bejne keto sajesa. Ec e merre vesh.

    Përgjigju
  • Turi: 31/01/2020 18:14

    Na rruan K..

    Përgjigju
    • Miri: 08/02/2020 11:16

      Ligjin e bene maliqi kete e kemi ditur dhe e dime po ky ligji duhet te jete njedhoje per te gjithe dhe politikanet duhet ti deklarojne pasurite e tyre dhe leket qysh i kane bere

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja