Miratohen 118 projektet strategjike me vlerë 14.8 mld euro! ‘EXPO Albania’, qendra e eventeve do të kushtojë 50.3 mln €, ende pa financim hekurudha 750 mln € Durrës-Prishtinë

8 Gusht, 20:28 | Përditesimi: 8 Gusht, 20:28

Afro 14.8 miliardë euro është fatura e 118 projekteve prioritare të miratuara nga qeveria. Në listë për herë të parë futet “EXPO Albania”, një qendër koncertesh e panairesh me kosto 50.3 milionë euro. Lista përfshin investime të reja në menaxhimin e mbetjeve, ndërsa hekurudha Durrës-Prishtinë, Skavica dhe Aeroporti i Jugut vijojnë të mbeten vetëm në letër.

E.H/Shqiptarja.com