Miratohen te 'Ekonomia' ndryshimet e buxhetit 2021, Ministria e Financave: Shtohen shpenzimet dhe japim bonusin për pensionistët! Braçe: Ka jo eficencë në përdorimin e parasë publike

15 Dhjetor 2021, 12:23 | Përditesimi: 15 Dhjetor 2021, 14:29

Komisioni i Ekonomisë ka miratuar ndryshimin e buxhetit të shtetit për herë të 6 brenda këtij viti. Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ka thënë se me këtë rishikim të buxhetit do të shtohen të ardhurat dhe shpenzimet me 18.2 miliardë lekë. Po ashtu me këtë rishikim vendoset të jepet edhe bonusi prej 5 mijë lekësh për pensionistët. 

r.k./Shqiptarja.com