Miratohen vendimet për rritjen e pagave! Ministrja e Ekonomisë: Fondet do të mblidhen nga rritja e të ardhurave dhe rialokime të brendshme

20 Prill 2023, 10:07 | Përditesimi i fundit: 2023-04-20 16:20:18

Ministrja e Ekonomisë ka bërë me dije se qeveria mori vendimin që të rrisë edhe pagat e punonjësve mbështetës të administratës publike. E pyetur se ku po i marrin paratë për rritjen e pagave, ministrja e Ekonomisë tha se fondet janë parashikuar të mblidhen nga rritja e të ardhurave dhe nga rialokimet e brendshme. Sipas saj, synimi është që të ulet borxhi dhe deficiti.