Miratohet buxheti faktik, ekonomia u rrit 8.54%! KLSH: Rritja e të ardhurave nga pagat, probleme te tatimet

28 Tetor 2022, 16:08

Kontrolli i Lartë i Shtetit i sheh shqetësuese ndërhyrjet e herëpashershme në buxhetin e shtetit. Duke diskutuar buxhetin faktik për vitin 2021 në Komisionin e Ekonomisë, kreu i këtij institucioni Arben Shehu tha se pasoja ka pasur edhe nga mungesa e efikasitetit në Tatime, përkundër pretendimeve të ministres Delina Ibrahimaj për menaxhim të mirë të të ardhurave e shpenimeve.