Miratohet pr/ligji për menaxhimin e Butrintit, Braçe: Mbroni kufijtë e zonës së mbrojtur, një herë është abuzuar me ndërtime! Margariti; Investimi strategjik është jashtë Parkut Kombëtar

17 Maj 2022, 12:58 | Përditesimi i fundit: 2022-05-17 15:03:22

Komisioni i Ekonomisë ka miratuar projektligjin “Për miratimin e marrëveshjes për administrimin e nënzonave të trashëgimisë kulturore dhe peizazhit kulturor, pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit, ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit”. Projektligji u miratua vetëm me votat e qeverisë, ndërsa opozita tha se do e dërgojë në Gjykatë Kushtetuese, njësoj si projektligjin për shembjen e Teatrit Kombëtar.