Miratohet programi për nxitjen e punësimit tek të rinjtë! Kurs profesional falas për moshat 15-29 vjeç, më pas integrohen në punë

27 Prill 2023, 10:53 | Përditesimi i fundit: 2023-04-27 13:56:38

Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj njoftoi se ditën e sotme Këshilli i Ministrave miratoi projektvendimin për programet e nxitjes së punësimit që lidhen me skemën e garancisë rinore. Ibrahimaj tha se ky program do t’i kushtohet të gjithë të rinjve nga mosha 15-29 vjeç, të cilët kanë të paktën 4 muaj pa një punë apo një program arsimimi.