Miratohet projektligji për turizmin, 200 mijë lekë gjobë kush nuk deklaron numrin e vizitorëve! PD kundër: Regjim policor! Ministria: Formalizon sektorin

4 Mars, 21:06

Partia Demokratike votoi kundër projektligjit për Turizmin, në komisionin e Ligjeve, me argumentin se gjobat e përcaktuara për bizneset janë abuzive dhe sipas tyre do të detyrojnë bizneset të mbyllen. Ndryshimet e propozuara nga qeveria për regjistrimin e të gjitha strukturave akomoduese pavarësisht kapacitetit të tyre, sipas Enkelejd Alibeaj do të dëmtojnë ecurinë e sektorit.