Mirdita në festë! Këndi i festave në Rrëshen tërheq qytetarë dhe vizitorë

27 Dhjetor, 10:32 | Përditesimi: 27 Dhjetor, 10:32

Fundviti po pritet me një atmosferë të gëzueshme edhe në Mirditë. Prej fillimit të muajit dhjetor, qyteti i Rrëshenit është veshur me dekor festiv dhe po organizon veprimtari të shumta kulturore e artistike.

Sheshi “Abat Doçi”, ku është krijuar këndi i festave, pret çdo natë qytetarë dhe vizitorë të të gjitha grupmoshave, të cilët argëtohen deri në orët e vona të mbrëmjes.

Pavarësisht temperaturave të ulëta, qytetarët thonë se po kalojnë shumë mirë dhe vlerësojnë organizimet e bëra nga Bashkia Mirditë.

I.M/Shqiptarja.com