Mirditë, banorët e Thirrës 14 ditë në çadër: S’lejojmë ndërtimin e HEC-it, bagëtitë po ngordhin për ujë!

1 Prill, 16:43

Banorëve të Thirrës në Mirditë që po protestojnë prej 14 ditësh kundër ndërtimit të një hidrocentrali në zonën e tyre sot u janë bashkuar dhe banorët e Zall-Gjocajt. Ata shprehen se shfrytëzimi i burimeve ujore për energji do të thajë tokat bujqësore.