Mirësevjen 2025! Në Tiranë, spektakël fishekzjarresh e koncert në shesh! Atmosferë festive në çdo qytet! Shqiptarët kudo urojnë: Gëzuar!

1 Janar, 17:33

Shqipëria i tha lamtumirë 2024 dhe mirësevjen 2025 me fishekzjarre, drita, lutje e trokitje gotash për një vit më të mbarë e të begatë për të gjithë qytetarët shqiptarë. Kryeqyteti, Tirana priti Vitin e Ri me një koncert madhështor e spektakël fishekzjarresh. Atmosferë festive u ndje në çdo qytet. Shqiptarja.com dhe Report Tv urojnë shqiptarët: Gëzuar Vitin e Ri 2025!