Misioni plot sfida i Eva Buzos, atletja shqiptare pickohet nga kandili! Trajnerët e këshillojnë të ndërpresë notin, 35-vjeçarja s’pranon të dorëzohet

23 Qershor 2023, 13:00

Nuk e ka pasur të lehtë, por Eva ja ka dalë të mbërrijë deri në Karaburun. Gjatë 28 orëve not, ajo ka shfaqur probleme me të folurin nga kripa e tepërt, ndërsa së fundmi atleten shqiptare e ka pickuar kandili. Në këto kushte, trajnerët e kanë këshilluar të ndalojë notin, por Eva nuk ka pranuar. Evës i ka mbetur edhe pak orë për të mbërritur në Vlorë, atje ku ajo i kishte vendosur qëllim vetes si destinacion.