Mister në Sarandë/ 52-vjeçari u gjet i pajetë pas shpërthimit në det, dyshime për atentat! Identifikohet biznesmeni që po bënte zhytje (VIDEO)

25 Qershor, 22:49

Një ngjarje e rëndë kriminale dyshohet se fshihet pas një shpërthimi në detin e Sarandës, ku ka gjetur vdekjen një biznesmen 52-vjeçar në qytet. Armand Nelaj, ndërtues prej 13 vitesh në qytetin e Sarandës, është identifikuar nga familja e tij përmes një tatuazhi që ka në krahun e majtë, ndërsa policia po heton për një atentat të mundshëm.