Mister si fëmija 1-vjeç u infektua me HIV/AIDS në Tiranë! 135 bebe që ishin me të në maternitet s’u testuan, ISHP analiza vetëm infermierëve

6 Janar 2023, 15:07

Report Tv vijon të hedhë dritë mbi ngjarjen e rëndë të infektimit me HIV/AIDS të një fëmije, sot 1-vjeçar, me dy prindër negativë. Fëmija qëndroi 1 javë në reanimacionin e “Mbretëresha Geraldinë” dhe u shtrua disa herë në pavione të ndryshme të QSUT-së. Por ISHP nuk ka testuar asnjë nga 135 bebet që ishin në maternitet  me të dhe hetimi epidemiologjik ende nuk ka zbuluar se ku dhe si u infektua i vogli.