Mitingu i PD, Etjen Xhafaj: Arkitekt ishte Berisha, ka 30 vite që u nxjerr sytë njerëzve me dy gishtat

25 Mars 2021, 23:43 | Përditesimi i fundit: 2021-03-25 23:50:14

Kandidati i PS për Tiranë, Etjen Xhafaj tha se sot u bë e qartë diferenca mes socialistëve dhe demokratëve dhe se kjo që ndodhi është tregues i qartë se ku duhet të votojnë qytetarë më 25 prill. Xhafaj tha se skenari i sotëm nuk ishte i Bashës, por arkitekti i saj ishte Sali Berisha, i cili ka 30 vite që përplas shqiptarët dhe se me dy gishtat e tij u ka nxjerrë sytë të gjithëve.

"Mandatin e tretë e duam se kemi qeverisur mirë dhe të vazhdojmë të qeverisim mirë. Ne jemi në garë elektorale ku përballen disa palë, ku partitë kryesore sulmohen mes tyre për të treguar diferencat dhe sot diferenca ishte më se e dukshme. Ai ndërron qëllimisht orarin, ti e di që kundërshtari do të respektojë rregulla dhe ti nuk ke ndërmend ta bësh, nxit skena të tilla dhe i njëjti arkitekt i kësaj nuk është Lulzim Basha, por ai që përgatiti të përplasë turmat me turmat, Sali Berisha, i cili ka përplasur shqiptarët prej 30 vitesh dhe me ato dy gishtat u nxori sytë të gjithëve", tha Xhafaj.