Mjegulla e dendur, 'pushton' Kukësin, drejtuesit e automjeteve apelohen të ecin me kujdes

7 Nëntor, 08:34 | Përditesimi: 7 Nëntor, 08:34

Mjegulla e dendur ka mbuluar pothuajse të gjithë Kukësin këtë të shtunë.

Fenomeni atmosferik është shtrirë deri në lartësinë 500 metra mbi nivelin e detit, duke krijuar një panoramë ku ndërtesat, rrugët dhe relievi i qytetit janë mbështjellë nga një perde e dendur mjegulle.

Prania e saj ka sjellë një vështirësi në lëvizjen e automjeteve, ndaj edhe shoferët rekomandohen të ecin me kujdes.

A.E/Shqiptarja.com