Mjegulla e dendur pushton Tiranën

19 Janar 2020, 21:05 | Përditesimi i fundit: 2020-01-19 21:39:32

Pas reshjeve të shiut në orët e para të mëngjesit, Tirana mbrëmjen e sotme është pushtuar nga mjegulla, e cila ka sjellë vështirësi në qarkullimin e automjeteve.

Shqiptarja.com sjell pamjet nga mjegulla e dendur në kryeqytet. Pak ditë më parë, në datë 12 janar si pasojë e mjegullës së dendur u shtynë disa fluturime.