Mjegulla “rrethon” Durrësin nga të gjitha anët, anija turistike ndez sirena për ndihmë

26 Tetor 2019, 10:16

I gjithë qyteti i Durrësit është mbuluar nga mjegulla ditën e sotme, duke bërë që edhe ankorimi në portin e këtij qyteti nga anijet të jetë i vështirë.

Mjegulla e dendur ka bërë që anija turistike ”Sirena” me 670 turistë të huaj që ndodheshin në bordin e saj, të hasë vështirësi në ankorimin në port.