Vdekja e Jani Rustemajt pas arrestimit për vjedhje, AMP: Ende s’janë gjetur shkelje! Nëna e 27-vjeçarit për Report Tv: Djalin ma kanë dhunuar

21 Maj 2023, 15:41 | Përditesimi i fundit: 2023-05-21 15:42:14

Mjekësia ligjore po zhvillon autopsinë për të zbardhur shkakun e vdekjes së 27-vjeçarit Jani Rustemaj që humbi jetën në spital pas arrestimit nga policia për vjedhjen e një tapeti. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore që ka nisur hetimet theksoi se nëna e të riut ka mohuar pretendimet për dhunë, por Pranvera Rustemaj thotë të kundërtën për Report Tv.