Mjekët e QSUT-së realizuan tre ndërhyrje të vështira dhe shpëtuan 55-vjeçarin

18 Qershor 2023, 17:05

Tre ndërhyrje të vështira në tru, shtyllën kurrizore dhe gjymtyrë, janë realizuar me sukses nga stafi mjekësor i QSUT-së, duke i shpëtuar jetën një pacienti 55-vjeçar.

Operacionet e shkallës shumë të lartë të vështirësisë, u realizuan nga një ekipi i mjekëve neurokirurgë, Dr. Fatos Olldashi, Dr. Geldon Fejzo, mjekët ortopedë Dr. Viktor Marku, Dr. Drini Bardhi, Anestezist-Reanimatore Dr. Rexhina Sturçe, Flutura Balla ndihmës anestezist, Sokol Xhafaj dhe instrumentare Elsa Agalliu.